Situata me Kristjan Asllanin ka filluar të bëhet pak problematike te Interi, tanimë nuk është aq e qetë sa më parë. Të paktën ky është pretendimi i ardhur nga media italiane “Gazzetta.it”.
Sipas saj, koha e Asllanit ka mbaruar përfundimisht dhe Interi do ta shesë mesfushorin e Shqipërisë. Por në thelb nuk është ky lajmi, por acarimi i marrëdhënies mes lojtarit dhe drejtuesëve të Interit.
Klubi zikaltër kërkon që ta shes Asllanin për 15 milionë euro. Ndërkohë për të kanë mbërritur shumë oferta nga jashtë Italisë, të cilat Kristjani i ka refuzuar të gjitha pasi kërkon të jetë pjesë e Serisë A. Por në Serinë A, ekipet e interesuara për Asllanin ofrojnë më pak dhe kjo sjellje e shqiptarit ka vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit të cilët po ngrenë zërin në mënyrë që situata të zgjidhet sa më parë. /Sport Ekspres/