Vinicius Junior ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027 dhe shumë gjigantë evropianë do të donin ta shihnin atë në radhët e tyre. Real Madridi kohët e fundit filloi negociatat me yllin brazilian për të zgjatur kontratën e tij, por ende nuk është arritur një marrëveshje.
Braziliani nuk arriti të gjente një marrëveshje për një zgjatje të kontratës me Real Madridin pasi kërkoi një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh. Me këtë tarifë, ai do të bëhej futbollisti më i paguar në ekip. Përveç një page prej 30 milionë eurosh në sezon, Vinicius Junior i kërkoi gjithashtu Real Madridit një bonus nënshkrimi.
Udhëheqësit e klubit nga Santiago Bernabeu nuk ranë dakord as me këtë dhe i ndërprenë negociatat. Real Madridi beson se Vinicius Junior po përpiqet t’i “shantazhojë” ata në mënyrë që të marrë më shumë para.
Shefat e Bernabeut besojnë se Vinicius Junior është më i shqetësuar për paratë, prandaj performanca e tij ra ndjeshëm sezonin e kaluar. Real Madridi është gati ta lërë Vinicius Junior të shkojë për 150 milionë euro nëse ylli brazilian nuk i ul kërkesat e tij në nënshkrim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/