Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2025-2026.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.
Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet më 2 maj 2026 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.
Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto ekipe: Skënderbeu, Burreli, Iliria, Laçi, Kukësi, Apolonia, Luftëtari, Korabi, Besa, Kastrioti, Pogradeci, Lushnja.
Kalendari i javës së parë të kampionatit “Kategoria e Parë”:
Skënderbeu-Burreli
Iliria-Laçi
Kukësi- Apolonia
Luftëtari-Korabi
Besa-Kastrioti
Pogradeci-Lushnja
Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet: