VIDEO/ Mesfushori shqiptar e nis sezonin me një gol që të lë pa fjalë, i jep fitoren e parë skuadrës

Grumbullimi në Kombëtare e ka transformuar tërësisht Julian Shehun. Mesfushori shqiptar po shkëlqen në kampionatin polak, ku mban veshur fanellën e Vidzev Lodzit. Lojtari 26-vjeçar e ka nisur sezonin e ri me një gol që të lë pa fjalë.

Shehu tundi rrjetën në minutën e 40 të takimit kundër Zaglebie Lubinit me një gjuajtje nga jashtë zone. Një mënyrë mjaft e bukur për të çelur sezonin e ri për lojtarin shqiptar, i cili ngriti peshë stadiumin dhe zgjodhi simbolin e shqiponjës për të festuar. Vidzev Lodzi fitoi me shifrat 1-0 kundër Zaglebie Lubinit në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa 3 pikët e para janë një “dhuratë” nga Julian Shehu./Sport Ekspres/