Kevin Dodaj ka bërë zyrtarisht hapin e madh të karrierës duke kaluar nga Vllaznia te CSKA Sofia. Në ndeshjen e fundit me shkodranët, Dodaj i dha një ndihmë të madhe duke i kaluar nga turi i parë i Conference League dhe tani mbërrin në Bullgari.
Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e CSKA, ndërsa thuhet se ky kalim është bërë për 400 mijë euro dhe Vllaznia mban 15% të kartonit. Bullgarët theksojnë se Dodaj është i dyti në historinë e klubit që vjen nga Shqipëria pas Altin Haxhit. Ndërkohë CSKA e hap me fjalët e mëdha për Dodajn duke e quajtur si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/