“Fiziologjia e Luka Modriç ishte e pabesueshme”! Shoku i ekipit te Real Madrid flet për kroatin: Nuk është rastësi që luan në nivelin më të lartë

Shumë njerëz pyesin veten se cili është sekreti i Modri? për të luajtur në nivelin më të lartë edhe në këtë moshë, dhe shoku i tij i ekipit te Real Madrid, Jesus Vallejo, foli gjithashtu për këtë temë. Vallejo gjithashtu u largua nga Reali këtë verë në fund të kontratës së tij dhe shkoi te skuadra e ligës më të ulët Albacete, gjë që i habiti të gjithë. Ai dha një intervistë për mediat spanjolle, dhe një nga temat ishte pikërisht Modri?.

Mbrojtësi spanjoll tha se Modri? është një shembull i vërtetë se si duhet të sillet një futbollist, dhe se ai është i vetmi në Real që arriti të impresionojë të gjithë, edhe trajnerin që merrej me gjendjen fizike të lojtarëve, Pintus.

“Luka Modri?? Ai është një shembull i vërtetë për të gjithë futbollistët se si duhet të sillen. Antonio Pintus shpesh thoshte se nuk mund ta besonte kur shihte se si Luka stërvitet dhe konkurron me lojtarë dy herë më të rinj se ai”, thotë Vallejo dhe vazhdon.

“Aftësitë e tij fizike dhe parametrat që ai vendos janë të pabesueshme. Pintus tha se fiziologjia e Lukës është diçka e pabesueshme. Ai ishte gjithmonë i pari që vinte në stërvitje në Valdebebas. Ai kujdeset shumë për formën e tij fizike dhe nuk është rastësi që ai është ende në nivelin më të lartë në këtë moshë”, tha Vallejo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/