“Bravo, na munde”! Sinan Idrizi tregon raportet me Armando Dukën: Flamurtari të mos jetë dele e zezë, futbolli shqiptar është në kohën më të artë

Flamurtari do të jetë ringjitet në Superiore në këtë sezon dhe bashkë me Flamurtarin, pritet që të ringjitet edhe një zë i ashpër dhe i fortë kundërshtues për kreun e FSHF, Armand Dukën. Sinan Idrizi, të paktën e kaluara ka qenë e tillë, ndërsa numri një i vlonjatëve ishte i pranishëm në një intervistë me gazetarin Gerti Carcani në “Mcn Tv”, në “Skaner”. A do të vazhdojë Idrizi të mbajë linjën e tij kundërshtuese? Kreu i Flamurtarit tregon se nuk ka asgjë personale me Dukën, por shumëcka që i buron edhe nga trashëgimia familjare, për të hapur pengesë sado e vogël apo e madhe qoftë ajo, vetëm shkëmbinjë. Por përtej marrëveshjeve dhe mos marrëveshjeve me kreun e FSHF, Idrizi nuk ngurron që të thotë se futbolli shqiptar është aktualisht në kohën e tij më të artë.

“Zgjedhjet kundër Dukës? Unë kam humbur vetëm një betejë, mos ta ngatërrojmë. Kam votuar kundër Dukës dhe kam shkuar i kam dhënë dorën po atë ditë. I thashë: “Urime, na munde, u tregove më i zoti”. I dhashë dorën dhe Duka ishte shumë modest, më tha: “Nuk iu munda, ne jemi të gjithë bashkë”. Sepse Duka është lobisti më i madh që ka prodhuar kombi shqiptar, jo shteti shqiptar. Unë pastaj fitoj edhe kur humbas. Oponenca? Ndodh për shkak të trashëgimisë familjare, jam çam dhe lab, nga ne ke vetëm shkëmbijë dhe përplasje. Por nuk kam asgjë personale, kam raporte me Dukën dhe FSHF.

Unë dua që Flamurtari të mos jetë dele e zezë, të mos quhet e tillë. Flamurtari nuk po vjen në Superiore të bëjë luftë, nuk jemi kthyer mbrapa, por duam të luajmë pastër, të jemi të ndershëm, këtë kërkoj.
Futbolli shqiptar ka ecur shumë përpara për mua, kemi shumë lojtarë shqiptarë të kuotuar në kampionatet më të mira të Europës. Ka edhe nga kampionati shqiptar, jo vetëm ata të lindur jashtë.

Futbolli shqiptar nuk është në ditët e tija më të keqe, sigurisht që ka problematika, është histori tjetër, por për mua futbolli shqiptar është në kohën e tij më të artë. Kemi luajtur në Europë dy herë, jemi kandidatë për në Botëror qoftë edhe modestisht dhe lojtarët tanë po shiten nga 10-20 milionë euro gjithandej. Jemi komb shumë i vogël, shumë i vogël, nuk duhet harruar”, tha Sinan Idrizi. /Sport Ekspres/