0 gola dhe i vjen një super transferim! Rasti i çuditshëm i sulmuesit të Shqipërisë, firmos me Sampdorian

Rasti i Marvin Cunit është padyshim për t’u studiuar! Futbollisti shqiptar ka një karrierë tërësisht të çuditshme dhe që mund të kuptohet vetëm nëpërmjet fuqisë menaxheriale. Ndonjëherë nuk duhet të jesh vetëm futbollist i mirë, por duhet të kesh edhe një menaxher të mirë për të shkuar larg.

Dikur te moshat e Bayern Munchen konsiderohej si një talent i madh, më pas shkoi edhe te Saarbrucken në nivelin e tretë të futbollit gjerman. Nga aty, Marvin Cuni bëri një transferim surprizë në Serie A, te Frosinone. Atje sulmuesi shqiptar zhvilloi disa ndeshje dhe realizoi vetëm një gol për panoramë, me finte.

Më pas luajti tre takime me Frosinonen në Serie B, derisa shkojë në Rusi te Rubin Kazani. Në të njëjtin ekip me Mirlind Dakun, Cuni nuk po gjente hapësira dhe në 10 ndeshje të zhvilluara në sezonin e shkuar, nuk ka realizuar asnjë gol. Por këto statistika mjaftuan që sulmuesi 24-vjeçar të përfundojë te Sampdoria në Serie B si një huazim me të drejtë blerje, me vlerën e kartonit në 2 milionë euro.

Një rast shumë i veçantë ky ku karriera e lojtarit merr gjithmonë ngjitje edhe në momentet që zhduket nga fusha e blertë dhe nuk shënon dot asnjë gol. Pavarësisht se Sampdoria në sezonin e shkuar mbijetoi mes dramës në Serie B, ka në stofin e tij Serie A. Dhe nga Rubin Kazani te Sampdoria, për më tepër me 0 gola të shënuar, është më shumë sesa një kalim i mirë. /Sport Ekspres/