Publikohen emrat për Topin e Artë! Në listën me 30 lojtarë janë 9 nga PSG, nuk ekziston më Ronaldo dhe Mesi

Sot është publikuar lista e 30 lojtarëve që do të jenë në garë dhe do të kenë shpresat e tyre për të fituar cmimin e Topit të Artë. Një listë me 30 emra e dominuar tërësisht nga PSG që zhvilloi një sezon fantastik dhe që kulmoi me Champions League.

Jo pak, por thuajse një formacion i gjithi i PSG ndodhet në këtë listë pasi janë 9 lojtarë të Luis Enrique mes 30 më të mirëve në botë. Në këtë listë mungon fituesi i Topit të Artë në vitin e kaluar, Rodri, pasi u dëmtua dhe humbi sezonin. Gjithashtu edhe Ronaldo me Mesin mungojnë për vitin e dytë radhazi. Nuk dihet nëse ky është fundi i të dy lojtarëve për t’u rikthyer mes emrave më të mirë apo do të ketë edhe një “kërcim të fundit” para mbylljes së karrierës mes yjeve që diktuan botën e futbollit për shumë kohë. /Sport Ekspres/