Egnatia vazhdon traditën! Modeli që duhet të ndiqet për të mbushur stadiumin, kjo do të jetë pamja kundër Ljubjanës

Egnatia ka një shans të artë në dorë për të shkuar në fazën Play Off të Conference League. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës do të përballet kundër Olimpija Ljubjanës në turin e tretë të Conference League.

Ndeshja e parë përfundoi në barazimin 0-0, pavarësisht dominimit të vendasve. Takimi në Shqipëri pritet të ketë një histori tjetër dhe Egnatia ka mundësinë ideale për të tentuar kalimin në fazën e grupeve të Conference League.

Sa i përket çmimeve, fillojnë nga 5 mijë lekë të vjetra dhe hyrja për femrat do të jetë falas. Një model ky që duhet të ndiqet edhe nga klubet e tjera pasi i jep stadiumit një pamje më të bukur, por mbi të gjitha, shkallët e tij mbushen më shumë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/