Fati luan me Rudolf Turkajn! Kur flasim për ekipet shqiptare në Europë, Rudolfi e ka provuar shpesh këtë shije në kohën kur ishte me Laçin, madje duke shkëlqyer shpesh në këto nivele. Më pas ai nisi një aventurë jashtë Shqipërisë duke kërkuar të kalojë në Europë, atje ku firmosi me Martigues, një ekip që ndodhej në ligën e tretë të Francës.
Fati nuk ishte me të në atë moment teksa për shkak dëmtimi nuk luajti shumë ndeshje dhe më pas kontrata nuk u rinovua, ishte për vetëm një sezon. Nga Martigues, Turkaj u rikthye te Suhareka.
Dhe teksa mbaroi kjo aventurë, mbrojtësi 30-vjeçar ishte një emër që po kërkohej shumë nga ekipet e Superiores, por ai zgjodhi të shkonte në Taxhikistan te Istiklol. Pikërisht atje ku u mendua se karriera europiane kishte marrë fund për të, fati luan bukur. Në Taxhikistan, Turkaj gjen dy ndeshjet më të bukura të karrierës.
Kjo pasi është hedhur shorti i Champions League të Azisë dhe Istiklol do të jetë në grup me Al Nassr e Cristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë të futbollit botëror. Rudolf Turkaj duhet të ndalojë portugezin dhe futbollistë të tjerë me të cilët nuk e ka ndarë fushën më parë dhe i ka ndjekur vetëm nga televizori. /Sport Ekspres/