Armando Broja nuk ishte i gatshëm për ekipin e Burnley kundër Totenhem. Sot ka filluar edicioni i Premier League, sezoni i ri për këto dy skuadra dhe sulmuesi shqiptar nuk gjendej as në stol.
Por cila është arsyeja? Pak ditë më parë, arsyen e tregoi trajneri i Burnley, Parker. Ai u shpreh se Broja ishte shumë mbrapa me përgatitjen fizike pasi gjatë kohës që nuk ishte pjesë e Chelsea nuk kishte punuar mjaftueshëm sa për të kapur menjëherë ritmin e shokëve të ekipit. Pra në ditët e pushimit, përtej mungesës në Botërorin e klubeve, pushimi i Armando Brojës ka qenë pak më shumë qetësues se duhej.
“Broja u stërvit një ditë para ndeshjes me Lacion për herë të parë dhe ishte stërvitje e lehtë. Duket mirë, duket mirë fizikisht, i gatshëm, pa probleme. Thjesht duhet të punojë pak më shumë tani dhe të jetë pak i shpejtë sepse nuk ka punuar shumë në pjesën e mëparshme. Nuk dua që t’i vë shumë peshë tani apo ta rrezikoj”, tha trajneri i Burnley disa ditë më parë dhe e gjitha kjo shpjegon mungesën e tij në ndeshjen e sotme. /Sport Ekspres/