VIDEO/ Të gjithë ishin me dorën e ngritur, rregulli i ri në futboll u zbatua te Totenham-Burnley

Ditën e djeshme, Totenhem dhe Burnley kanë luajtur për javën e parë të Premier League dhe vendasit fituan në shifrat 3-0. Te Burnley nuk kemi parë Armando Brojën, por kemi parë rregullin e ri të futur në futboll.

Në minutën e 3 të ndeshjes, portieri i Burnley, Dubravka, kapi topin dhe e mbajti atë në dorë më shumë sesa duhej, për 14 sekonda. Lojtarët e Totenhem nuk e humbën këtë detaj duke ngritur të gjithë dorën dhe duke kërkuar goditjen e këndit sipas rregullit të ri. Një detaj që nuk mund të humbej as nga arbitri teksa u akordua goditja e këndit, në një rregull të ri që siguron futbollin efektiv dhe largimin e minutave ku topi mbahet në mënyrë jo efektive. /Sport Ekspres/