ZYRTARE/ Jasir Asani merr lejen për të luajtur në Iran, do të debutojë në ndeshjen e radhës

Jasir Asani është zyrtarisht lojtari i Esteghlal-it. Futbollisti që luajti një rol kyç në kualifikimin e Shqipërisë në EURO2024, tashmë do të vazhdojë karrierën në Iran. Klubi iranian ka paguar klauzolën prej 1 milionë dollarësh në llogarinë e Guangju-së dhe ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Instagram” se është marrë me sukses Çertifikata Ndërkombëtare e Transferimit (ITC).

Klubi ka komunikuar se Jasir Asani do të mbërrijë në Teheran së shpejti, për t’ju bashkuar kështu ekipit në stërvitje. Gjithashtu, pritet që futbollisti shqiptar të debutojë që në ndeshjen e radhës, atë kundër Zob Ahanit më 26 gusht./Sport Ekspres/