Zeniti i Shën Petersburgut është gjobitur nga Komiteto i Disiplinës dhe Kontrollit të Federatës Ruse të Futbollit. Shkak janë bërë fyerjet në kor në drejtim të Mirlind Dakut. Ngjarja ka ndodhur në përballjen e javës së dytë në kampionat. Daku shënoi një gol, i cili më pas u anullua nga VAR-i. Sulmuesi shqiptar festoi pranë tifozëve kundërshtarë, që nga ana tjetër brohoritën në kor: “Jepi, shko zhduku që këtu”. Koret e tyre i kanë kushtuar klubit 20 mijë rubla, siç e ka konfirmuar vetë Artur Grigoriantsi.
“Tifozët e Zenitit thirrën në kor shprehje fyese kundrejt Dakut. Kjo është hera e dytë që thyejnë rregullin në këtë sezon. Gjoba është 20 mijë rubla”, ka thënë Artur Grioriantsi, kreu i Komitetit të Disiplinës dhe Kontrollit në Federatën Ruse të Futbollit, gjatë një interviste me “R-Sport”./Sport Ekspres/