Eldin Loliçi i është bashkuar Frozinones, ku do të gjejë ish-shokun e skuadrës, Alen Sherrin. Portieri 21-vjeçar ka folur në faqen e internetit të klubit italian, në të cilën ka dhënë edhe mendimin e tij për dy gardianët e tjerë të portës. Loliçi është shprehur se kultura e tij boshnjake është e njëjtë me atë të Sherrit, të cilin më tej e quan një lojtar të klasit të lartë.
“E njoh shumë mirë Sherrin, sepse ai ka luajtur me mua me Kaljari. Ai është shqiptar dhe unë jam boshnjak, kështu që kemi të njëjtën kulturë. Sa për Palmisanin, e njoh sepse jemi përballur me njëri-tjetrin në Primavera disa vite më parë. Ata janë të dy portierë shumë të fortë, me shumë cilësi. Duhet të stërvitem shumë, sepse janë vërtetë që të dy lojtarë të klasit të lartë”, ka thënë Eldin Loliçi./Sport Ekspres/