Beshiktashi është duke fituar në transfertën e sotme kundër Lozanës. Milot Rashica ka tundur rrjetën në minutën e 45 të takimit. E majta e lojtarit shqiptar shkoi pas shpinës së portierit kundërshtar, duke i dërguar shifrat në 0-1.
Në lojë kanë mbetur edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur. Ndërkohë kjo është ndeshja e parë e “play off”-it për një vend në grupet e Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/