Kthimi në elitë nuk është festuar me fitore për Flamurtarin. Vlonjatët janë larguar me humbje nga “Elbasan Arena”. Ndeshja mes Elbasanit dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0.
Fati i këtij takimi u vulos në minutën e 34-t prej një gafe të Rodrigezit. Lojtari i Flamurtarit provoi të kthente një top të gjatë pas për portierin. Por ky i fundit ishte i pozicionuar larg portës, duke bërë që topi të shkonte në rrjetë./Sport Ekspres/