Nga data 4 deri më 9 shtator në Varshavë do të zhvillohet turneu ndërkombëtar miqësor “Syrenka Cup Tournament U-17”, ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja shqiptare U-17, së bashku me Poloninë, Rumaninë dhe Norvegjinë.

Takimet e para të turneut do të luhen më 4 shtator. Shqipëria do të përballet me Poloninë në stadiumin “GKS Pogon Stadium”, në orën 16:00, ndërsa sfida Rumani – Norvegji do të zhvillohet në “Aktywna Warszawa Stadium”, në orën 13:00.

Ndeshjet e dyta janë programuar për datën 6 shtator. Shqipëria do të luajë kundër Norvegjisë në “Sulejówek Municipal Stadium”, në orën 13:00, ndërsa Polonia do të përballet me Rumaninë në “Municipal Stadium Marsza?ka Józefa Pi?sudskiego”, në orën 16:00.

Ndeshjet e fundit të turneut do të zhvillohen më 9 shtator, në të njëjtën orë 11:00. Shqipëria do të përballet me Rumaninë në “Municipal Stadium Marsza?ka Józefa Pi?sudskiego”, ndërsa takimi tjetër Norvegji – Poloni do të luhet në “GKS Pogon Stadium”.

Kalendari i ndeshjeve: 

Rumani – Norvegjia, 4 shtator, 13:00, “Aktywna Warszawa Stadium”

Poloni – Shqipëria, 4 shtator, 16:00, “GKS Pogon Stadium”

 

Norvegji – Shqipëri, 6 shtator, 13:00, “Sulejówek Municipal Stadium”

Poloni – Rumani, 6 shtator, 16:00,  “Municipal Stadium Marsza?ka Józefa Pi?sudskiego”

 

Shqipëri – Rumani, 9 shtator, 11:00, “Municipal Stadium Marsza?ka Józefa Pi?sudskiego”

Norvegji – Poloni, 9 shtator, 11:00, “GKS Pogon Stadium”