“Nuk ishte penallti rasti i Shpendit, ishim pafat”! Trajneri i Gjibraltarit: Debutuan disa lojtarë kundër Shqipërisë dhe ishin të shkëlqyer

Trajneri i Gjibraltarit, Scott Wiseman, ka folur menjëherë pas humbjes me Shqipërinë në shifrat 0-1. Një ndeshje e vendosur nga penalltia e fituar nga Shpendi, të cilën Jasir Asani e ktheu në gol. Wiesman nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen, por nga ana tjetër ka treguar se në këtë ndeshje debutuan disa lojtarë të rinj të Gjibraltarit që e bën akoma edhe më dramatike paraqitjen e lojtarëve të Shqipërisë pasi në një ndeshje të tillë, sigurisht, askush nuk e ka analizuar formacionin e Gjibraltarit por ëiesman tregon se mes tyre, kishte disa lojtarë që e shkelën fushën për herë të parë kundër Shqipërisë.

“Ne jemi të gjithë të lumtur, kemi marrë atë që donim nga ndeshja. Luajtëm për të fituar ndeshjen dhe si gjithmonë e kemi treguar, donim të merrnim dicka nga kjo ndeshje përpara se thjesht të testonim planet e lojës. Dhe episodi i penallti vendosi ndeshjen, ishim të pafat, vendimi mund të anojë nga një anë ose nga një tjetër. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe e menaxhuam mirë Shqipërinë. Kemi bërë shumë ndryshime, kishte shumë lojtarë që debutuan kundër Shqipërisë dhe ata treguan nivel të lartë. Jam shumë i kënaqur realisht me lojtarët, thjesht i zhgënjyer me humbjen, por e di që kemi luajtur mirë si në mbrojtje dhe në sulm. Nuk mendoj se ishte penallti ai rast, topi po binte, megjithatë ndodhi se çfarë ndodhi dhe duhet të shohim para”, tha ëiesman. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/