Zvicra ka mundur Kosovën në shifrat 4-0. Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë, pasi takimi përfundoi 4-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën nuk u shënua më asnjë gol. Por tema e shumëdiskutuar e momentit është paraqitja e Granit Xhakës. Nëse më parë Granit Xhaka ka luajtur shumë vëllazërore kundër shqiptarëve, këtë herë mesfushori ynë kishte ndryshuar sjellje. 4-0 në pjesë të parë kundër Kosovës dhe Graniti nuk ishte i kënaqur, kërkonte të fitonte 7-0 ndaj shqiptarëve.
“Unë dua të them se kjo ishte një nga pjesët e para më të mira që ne kemi luajtur ndonjëherë, për një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk i kemi bërë gjërat sic ishin planifikuar. Ata që më njohin mua, e dinë që jam kërkues ndaj vetes dhe ekipit. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të fitonim 6-0 ose 7-0. është mëkat që ndeshja mbaroi vetëm 4-0”, tha Granit Xhaka.
Por në fakt nuk ishte vetëm ky problemi. Tmerri më i madh është fakti se Granit Xhaka ka një patriotizëm jo të vërtetë. Në gjuhën zvicerane ose më saktë në mediat e Zvicrës dha një deklaratë të tillë, ndërsa në mediat e Kosovës tha: “Krejt bota e dinë se unë me zemër e me gjak jam shqiptar”. Pra një tjetër deklaratë dashurie për shqiptarët dhe një tjetër dashurie dhe zero mungesë mëshire në mediat e Zvicrës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, Blerim Dzemaili bëri një gjë të ngjashme në kohët e fundit.
Në mediat zvicerane Dzemaili tha se duhej të punësohej nga Zvicra që t’i bindte lojtarët shqiptarë që të mos shkonin te Kosova dhe Shqipëria por te Zvicra dhe në një tjetër deklaratë në mediat shqiptare, e zbuti qëndrimin e tij duke thënë një tjetër variant. Një lojë me dy porta ku tregohet qartë se shqiptarët veprojnë sipas interesit në shumë momente dhe në pak raste kanë krenari dhe patriotizëm të vërtetë.
Madje duhet theksuar se në mesin e agjensisë së Adrian Bajramit që la Shqipërinë për Zvicrën, ndodhet edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Gjithashtu ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë Granit Xhaka po shijonte cdo gol të Zvicrës dhe po i përgëzonte gjithmonë lojtarët e Zvicrës për golat e shënuar.
Në cdo gol ai shihej duke festuar me ta dhe dukej i uritur për të tjerë gola, ndryshe nga më parë që qëndronte në vend dhe mundohej sadopak për të lehtësuar dhimbjen e Kosovës apo Shqipërisë. Ka ndryshuar diçka në bindjet e Granit Xhakës apo kështu ka qenë gjithmonë?
Kjo nuk mund të ndahet tani, ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se Granit Xhaka ka ndryshuar në syrin tonë dhe për të ndeshja e sotme nuk ishte shumë vëllazërore. Ai u shpreh se ndaj Kosovës duhej të kishin fituar 7-0, por në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë humbën dhe nuk shprehu të njëjtën dëshirë për të fituar po kaq thellë. Pra përpara se të kërkoj një gjë të tillë kundër Kosovës që ka një ekip më të dobët, Xhaka duhet të jetë kaq shumë i mbushur dhe i motivuar për ta bërë kundër Serbisë. /Sport Ekspres/