Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Letoninë me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga Kristjan Asllani në minutën e 25. Një prekje e topit me dorë në zonë i dha mundësinë e një 11 metërshi Kombëtares shqiptare. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të vyera kuqezinjve.
Kështu, ëndrra e Shqipërisë për vendin e dytë vazhdon ende, por më 11 tetor i pret një finale e vërtetë në Beograd. Në kryeqytetin serb do të vendoset shumë për sa i përket biletës që të dërgon në “play off” të Kupës së Botës./Sport Ekspres/