Kategoria e Parë rikthehet me ndeshjet e javës së tretë. Dy sfida do të luhen të premten, më 12 shtator. Takimi i parë i ditës është Kukësi – Lushnja, në orën 16:00.
Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu – Iliria, në orën 19:00.
Katër takimet e tjera të javës së tretë do të luhen të shtunën, në orën 16:00. Pogradeci do të përballet me Laçin, AF Luftëtari do të luajë ndaj Burrelit, Besa do të presë Apoloninë, ndërsa Kastrioti do të përballet me Korabin.
Java 3
Kukësi – Lushnja | 12.09.2025 – 16:00
Skënderbeu – Iliria | 12.09.2025 – 19:00
Pogradeci – Laçi | 13.09.2025 – 16:00
AF Luftëtari – Burreli | 13.09.2025 – 16:00
Besa – Apolonia | 13.09.2025 – 16:00
Kastrioti – Korabi | 13.09.2025 – 16:00