Nuk ka pushim për Rei Manajn. Vetëm 2 ditë pas përballjes me fanellën kuqezi kundër Letonisë ka zbritur në fushën e lojës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi shqipyar ka hyrë në lojë në minutën e 58 të ndeshjes, për të vendosur më pas edhe fatij e saj.
Sharjahu fitoi të drejtën e një penalltie në minutën e fundit të takimit. Topin nga pika e bardhë e 11 metrave e mori përsipër ta gjuante pikërisht Rej Manaj. Ky i fundit nuk gaboi dhe e dërgoi topin në krahun e djathtë të portierit për të shpëtuar ekipin nga humbja. Ndeshja kundër Khor Fakkan-it përfundoi me shifrat 2-2 dhe meritë në marrjen e kësaj pike ka pikërisht Manaj./Sport Ekspres/