Anis Mehmeti ndodhet në një formë të jashtëzakonshme. Lojtari shqiptar ka shënuar për Bristol Cty edhe në ditën e sotme, teksa kanë arritur të fitojnë në shifrat 0-3 ndaj Sheffield ëensday. Goli i dytë i takimit erdhi falë një asisti të Anis Mehmeti, ndërsa për të tretin, u kujdes vetë Mehmeti derisa topi të shkonte në rrjetë.
Pasi u gjend para portierit, Mehmeti e dërgoi topin bukur poshtë këmbëve të tij duke realizuar golin e fundit të takimit. Ky ishte goli i 3 i Mehmetit në 5 javët e para të Championship, por për fatin e keq, Silvinjo ka zgjedhur që të mos e grumbullojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/