Vendosi fitoren me golin dhe asistin e tij, Bristoli krenohet me Mehmetin si ‘Njeriu i ndeshjes’

Anis Mehmeti po shkëlqen këtë sezon me Bristol City-n. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën në Championship. Lojtari 24-vjeçar ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në fitoren e sotme 0-3 në transfertën kundër Sheffield Wednesday-t. Të qenurit vendimtar në këtë sfidë e ka bërë atë njeriun e ndeshjes.

Vetë Bristol City ka njoftuar se Mehmeti është shpallur lojtari më i mirë kësaj përballjeje, duke u krenuar kështu me lojtarin shqiptar në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”. Deri më tani Anis Mehmeti numëron 3 gola të shënuar dhe 2 asiste të dhënë në 5 takime të zhvilluara në Championship./Sport Ekspres/