Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubo?ica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.
Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.