Zhoze Murinjo është prezantuar sot si trajneri i Benfikës. “Special one” është kthyer në vendlindje, ku do të drejtojë një nga klubet më të mëdha të Portugalisë. Trajneri i njohur ka dhënë një konferencë për shtyp pas hedhjes së firmës në kontratë, ku nuk e ka kursyer një thumbim për Fenerbahçen. Murinjo ka thënë se gaboi që ishte pjesë e skuadrës turke, për të cilën shprehet se nuk ishte në nivelin e tij.
“Bëra një gabim që shkova te Fenerbahçja. Nuk ishte niveli im kulturor, nuk ishte niveli im futbollistik, nuk ishte. Natyrisht, dhashë gjithçka deri ditën e fundit. Të stërvis Benfikën, po kthehem në nivelin tim, dhe niveli im është të stërvis klubet më të mëdha në botë.
Dua t’ju them se asnjë nga klubet që kam pasur mundësi të trajnoja nuk më kanë motivuar më shumë se sa të qenurit trajneri i Benfikës. Premtimi është i qartë: Do të jetoj për Benfikën, për misionin tim. Është një nder i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/