Napoli ka humbur me shifrat 2-0 përballë Mancçester Sitit. Të kaltrit ishin të pafat këtë mbrëmje, teksa janë detyruar të luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e 20 e ndeshjes. Antonio Konte ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Ai ka thënë në konferencën për shtyp pas përfundimit të sfidës se kushtet ishin për të bërë një figurë të keqe, por diçka e tillë nuk ndodhi.
“Unë marr ndjenja pozitive. Djemtë erdhën pa frikë, për të luajtur lojën. Është zhgënjyese, sepse vetëm ato 20 minuta të para ia vlejnë të gjykohen. Të mos harrojmë se nuk duam të lëmë një përshtypje të keqe, dhe sonte të gjitha kushtet ishin për të bërë një përshtypje të keqe. Është një gjë të shkosh në shtëpi me rezultatin 2-0 dhe tjetër gjë të pësosh 5 ose 6 gola. Nuk e meritonim një turp të tillë”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/