Te Chelsea ka pasur një temë të ngritur në media sa i përket dy futbollistëve Sterling dhe Disasi. Të dy këta lojtarë ishin jashtë planeve të Maresca-s, ndërsa fakti që nuk po grumbullohen në asnjë takim, ka krijuar edhe një ndjenjë jo të mirë tek tifozët. Sigurisht, mbështetësit e Chelsea nuk i duan dy lojtarët në fjalë, por duke parë vuajtjen e këtyre lojtarëve që po qëndrojnë në tribunë në çdo takim, tifozët kanë pasur një ndjenjë keqardhje. Madje edhe gazetarët që e kanë pyetur trajnerin e Chelsea, Maresca, sesa humane dhe e drejtë është kjo që po ndodh. Por trajneri i londinezëve ishte njeriu i fundit që mund të kishte nota të tilla.
“Unë e di që juve si media iu pëlqejnë histori të tilla dhe doni të flisni për to. Megjithatë nuk e ka një histori për Sterling apo Disasin. është e thjeshtë, unë marrë vendimet e mia dhe kjo ndodh në çdo klub në botë. Unë jam trajneri dhe marr vendimet e mia, kaq. Nëse nuk e shoh të arsyeshme, nuk të grumbulloj në ekip. Por klubi të hap dyert, ti mund të stërvitesh, të punosh, të marrësh gjithë përgatitjen e duhur dhe më pas unë vendos nëse ti do të jesh i grumbulluar ose jo. Nuk është e drejtë nga ana njerëzore? Babai im është peshkatar, ai punon nga ora 2 deri në orën 10, çdo ditë, për 50 vite radhazi. Kjo është jetë e vështirë, jo të jesh futbollist”, tha Maresca. /Sport Ekspres/