Arbër Hoxha ka shënuar një gol shumë të bukur në ditën e sotme. Futbollisti shqiptar e nisi si titullar te Dinamo Zagrebit dhe i dha avantazhin ekipit të tij ndaj Hajduk Split. Në minutën e 44, Arbër Hoxha realizoi golin e vetëm të takimit derimë tani.
Ai e mori topin nga gjysmëfusha, më pas nisi me driblimet dhe shpejtësinë duke hyrë në qendër të zonës. Pavarësisht se konkretizimet e tij në portë nuk janë më të mirat e mundshme, këtë herë Hoxha e korrigjoi shënjestrën duke gjetur rrjetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/