Anis Mehmeti nuk ndalet! Futbollisti shqiptar ka realizuar edhe një gol tjetër në kampionat. Këtë herë lojtari ynë ka shënuar në humbjen 1-3 ndaj Oxford, duke gjetur golin e vetëm të ekipit të tij.
Por një gol që nuk ishte aspak normal pasi Mehmeti shpalosi të gjithë potencialin e tij.
Një gjuajtje e tmerrshme nga distanca që ndaloi në traversë dhe më pas në rrjetë tregon gjithë kualitetin e këtij njeriu. Mbetet të shihet nëse Silvinjo do ta ftojë Mehmetin për ndeshjet e tetorit pas këtyre performancave që po zhvillon me Bristol City, atje ku shënon ose asiston në çdo javë në Championship. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/