“Thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës”, lojtari i Dinamos së Zagrebit i jep meritat anësorit shqiptar për golin

Dinamo e Zagrebit e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Europës. Kroatët kanë mposhtur Fenerbahçen me shifrat 3-1. Goli i dytë dhe që më pas i hapi rrugën fitores, nisi nga këmbët e Arbër Hoxhës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Beljo, autori i dy golave të parë, deklaroi se thjesht ndoqi lëvizjen e lojtarit shqiptar për ta ndalur topin në rrjetë.

“Isha me shumë fat te goli i parë që shënova. Pas dy apo tre përplasjeve hyri në portë. Këmbët e mia të gjata mund të shërbejnë për diçka… Dhe për të dytin, thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës dhe përfundova aksionin”, ka deklaruar Dion Drena Beljo./Sport Ekspres/