Lila e ka nisur me fitore Ligën e Europës. Skuadra franceze ka mposhtur Branin me shifrat 2-1. Fitorja është vulosur nga Oliver Zhiruja.
Vitet janë vetëm një shifër për sulmuesin francez. Megjithëse në moshën 38-vjeçare, Zhiru vazhdon të jetë vendimtar në fushën e lojës. Ish-lojtari i Milanit “fluturoi” mbi dy mbrojtësit kundërshtarë në zonë për ta ndalur më pas topin në rrjetë në minutën e 80./Sport Ekspres/