Bylisi përmbys Partizanin me fitore, Dinamo mund Tiranën në derbi dhe e lë në vendin e fundit

Sot janë zhvilluar dy takime në Superiore, me ndeshje që kishin jo pak interes. Bylisi ka fituar kundër Partizanit në shifrat 3-1, duke zhytur më keq të kuqtë që kanë një nisje kampionati jo të mirë.

Isgandarli kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 17, por që nuk zgjati shumë. Dopieta e Malomos dhe Mouctar në minutën e 72, i dhuruan fitoren e madhe Bylisit. Kështu Partizani renditet në vendin e tetë me 4 pikë në 5 javë kampionat. Nga krahu tjetër Dinamo ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Tiranës, duke lënë bardheblutë në fund. Golat e Goudiaby dhe Vilës bën që goli i Patsatsia te Tirana t’i shërbënte vetëm statistikave. /Sport Ekspres/