Juventus-Atalanta përfundoi në baraspeshë 1-1. Berat Gjimshiti ishte titullar në fushën e lojës, duie kryer me sukses detyrat e tij në prapavijën e Bergamaskëve. Mbrojtësi shqiptar është paraqitur në konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, ku ka dhënë përshtypjet e tij për lojën e zhvilluar. Gjimshiti ka deklaruar se ndeshja ndaj PSG-së i dja përvojën e duhur për t’u përballur me klube të mëdha dhe se Atalanta tashmë është në rrugën e duhur.
“A jam më i lumtur apo më i trishtuar? Të dyja. Ata e nisën shumë fort, por ne reaguam dhe gjetëm golin. Në fund, duhet ta pranojmë golin (e pësuar) dhe të ecim përpara. Kemi luajtur disa ndeshje dhe disa lojtarë kanë nevojë për kohë. Jemi në rrugën e duhur dhe ndeshja kundër PSG-së na dha gjithashtu shumë përvojë. Gjëja më pozitive është se i gjithë ekipi u mbrojt shumë mirë. Sot nuk donim të pësonim gola dhe e mbajtëm përqendrimin tonë të lartë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Sport Ekspres/