E gjithë vëmendja në këtë tetor është për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim që do të zhvillohet në Leskovac dhe që pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë.
Përpara këtij takimi është mësuar edhe dënimi me 20% i stadiumit të Serbisë për problemet e ndodhura me Anglinë, ndërsa Shqipëria do të niset me vetëm një qëllim, fitoren.
Por kur do të publikohet lista e Shqipërisë? Sipas asaj që mëson Sport Ekspres, lista e lojtarëve nga Silvinjo do të publikohet në ditën e premte. Në fillim do të pritet që të përfundojnë të gjitha ndeshjet në Europë për të parë gjendjen e futbollistëve të Shqipërisë dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar për ndonjë dëmtim të mundshëm dhe zëvendësim të emrit në listë. /Sport Ekspres/