Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Gazetari ka prekur edhe temën e fotografisë së shkrepur gjatë ndeshjes së djeshme të Real Madrid, atje ku kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë krah Florentino Perez.
“Ai burri atje, Vasil Ruci, ka rrahur Barcelonën, e ka rrahur në fushë. Ndërsa këta sot kanë paguar qimet e kokës që t’i pres Florentino Perez se ai nuk ka kohë të lirë të takohet me këta të tanët. Ka rrahur Partizanin e Beogradit në Beograd, pa iu dridhur qerpiku. Në Vlorë ka dy simbole, sheshi i flamurit dhe Flamurtari pastaj vjen fusha ime, fillon nga Ekuadori mbaron në Azi, por kjo është historia e Vlorës.
Ne kemi kryeministrin që shkon te Real Madridi dhe nuk vjen te derbi te Tirana-Partizani, po hajde edhe te derbi se i jep peshë, rëndësi garës, i jep seriozitet. Ti shkon atje për fasadë dhe jo për të ndihmuar dhe kontribuar te sporti shqiptar. Dikur erdhi Reali të luante me Gramozin. Në atë kohë presidenti i Gramozit, solli dy herë Milanin dhe njëherë Realin që i kushtuan 7 milionë euro dhe sot Gramozi është në Kategori të Tretë. Po t’i kishte investuar në ekip ato para Gramozi, do ishte në Europë tani, por ato shkuan për fasadë”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/