Një ditë e veçantë kjo e sotmja për kreun e FSHF, Armand Dukën. Sot është datëlindja e kreut të futbollit shqiptar, ndërsa urimet për të kanë qenë të shumta, mes të cilave edhe nga kampionët e Superiores, nga Egnatia. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Egnatia e vlerëson Dukën për gjithë punën e bërë prej tij për futbollin shqiptar dhe e uron për datëlindjen.
“I nderuar z.Armand Duka,
Në këtë ditë të veçantë, të gjithë ne, në emër të KF Egnatia, dëshirojmë t’ju shprehim urimet më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë e të begatë.
Në emër të bashkëpunimit të ngushtë, respektit njerëzor dhe institucional, por edhe të admirimit tonë të thellë për vizionin dhe lidershipin që dëshmoni përditë, urojmë që rrugëtimi juaj të vazhdojë me të njëjtin pasion e përkushtim, duke e çuar futbollin shqiptar edhe më lart. Gëzuar ditëlindjen, president”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/