Partizani njofton pasuesin e trajnerit serb, nis përgatitjet për sfidën me Flamurtarin

Partizani nisur përgatitjet stërvitore në këtë periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Klubi kryeqytetas i ka besuar përkohësisht stolin Oltijon Kërnajës pas largimit të trajnerit serb. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/