Drejtoi Serbinë në Elbasan, ish-trajneri: Atëherë luajtëm për prestigj, kjo ndeshje është shumë më e rëndësishme

Ish-trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiçi, ka folur për përballjen e nesërme në emisionin “SportSKidan”. Trajneri që udhëhoqi serbët në Elbasan 10 vite më parë është shprehur se kjo sfidë është edhe më e rëndësishme, pasi në lojë është vendi i dytë në grup. Çurçiçi beson se presioni është ende po aq i lartë, ndërsa thekson se Milenkoviçi e Lukiçi do të jenë mungesa mjaft të mëdha për ekipib kombëtar serb.

“Mendoj se është mjaft e ngjashme. Kur bëhet fjalë për rëndësinë garuese, kjo ndeshje është shumë më domethënëse dhe e rëndësishme se ndeshja e asaj kohe, për arsyen e thjeshtë se humbëm të gjitha shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian për arsye të njohura. Megjithatë, ishte një ndeshje prestigji, presioni ishte i madh dhe do të thoshte shumë për të ardhmen ta fitonim atë ndeshje. Dolëm fitimtarë nga një imazh publik mjaft negativ i ekipit kombëtar serb. Mendoj se ajo ndeshje ndryshoi shumë gjëra dhe gjërat u përmirësuan prej saj. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme sepse një fitore na mban në garë për “play off”-in. Presioni në vetvete është ndoshta po aq i madh sa ishte atëherë. Sipas mendimit tim, ndoshta jo aq shumë, por sigurisht që varet nga lojtarët, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në atë që do të tregojnë në fushë.

Mungesa e Milenkoviçit dhe Lukiçit? Dy lojtarë shumë të rëndësishëm, veçanërisht Milenkoviçi, sepse pres një ndeshje ku Serbia duhet të jetë dominuese në posedim. Dhe pres që përgatitja e ekipit kombëtar të Shqipërisë të reagojë ndaj topave të rrëmbyer dhe të sulmojë mbrojtjen e izoluar të Serbisë. Milenkoviçi është me rëndësi të madhe këtu. Ndoshta, përzgjedhësi do të arrijë të gjejë një alternativë. Nga kjo anë, mendoj se Serbia është dobësuar ndjeshëm para asaj ndeshjeje. Pres që ta zëvendësojmë atë me motivim dhe energji të mirë”, ka thënë Radovan Çurçiçi./Sport Ekspres/