Sulmi i jep dilema Silvinjos, ja formacioni me të cilin kuqezinjtë do të sfidojnë Serbinë

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Serbi 11 vite pas asaj mbrëmjeje famëkeqe, kur futbolli kaloi në plan të dytë dhe fusha e gjelbër u kthyer në një arenë përleshjeje. Tashmë situata duket ndryshe, teksa pala serbe po përpiqet që kjo pëtballje të kalojë pa incidente. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Leskovc, ku mbrëmjen e nesërme do të zërë vend ndeshja mes dy ekipeve kombëtare.

Silvinjo ka krijuar sot një ide më të qartë për 11-shen që do të hedhë në fushë. Trajneri brazilian pritet t’i besoj të njëjtëve lojtarë me të cilët mori tre pikët ndaj Letonisë. Në portë do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Më tej në mesfushë do të luajnë nga minuta e parë Asllani, Shehu dhe Laçi, teksa dilemat mbeten vetëm në sulm. Në krahun e djathtë të sulmit do të pozicionohet Broja, ndërsa në majën e sulmit ka një balotazh mes Dakut dhe Manajt, me këtë të fundit më të favorizuar për një fanellë titullari. Pikëpyetje ka gjithashtu edhe në krahun e majtë, ku Hoxha dhe Bajrami garojnë për ta nisur sfidën nga minuta e parë. Megjithatë, lojtari i Rejnxhërsit është më i avantazhuar për të qenë në fushë kundër Serbisë./Sport Ekspres/

Strakosha,

Hysaj-Gjimshiti-Ajeti-Mitaj,

Asllani-Shehu-Laçi,

Broja-Manaj-Bajrami