Ka startuar edicioni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, teksa java e parë nisi menjëherë me gola dhe spektakël.
Në Grupin A, Luminesen mposhti Implant Swiss me rezultatin 4-1, ndërsa Tirana e Re fitoi 3-0 ndaj Dymbëdhjetës. Fitore regjistruan gjithashtu FC Confucius, Three Lions 9×9, Alpha Cross Fit 9×9, Barrikada dhe Antigonea në ndeshjet e tyre. Vetëm një sfidë u mbyll në barazim pa gola, Immi – Friends Team 0-0.
Në Grupin B, Dajti triumfoi bindshëm 5-0 ndaj FC Vibes, ndërsa Domja fitoi 5-2 përballë Elso. Edhe ATS, VILA-L, Legjendat TT dhe M&D e nisën me fitore edicionin e ri. Dy ndeshje u mbyllën në barazim, PRIMO MFC – Raiffeisen Bank 0-0 dhe Jata Market – Coca Cola Tepelena 1-1.