Zoti ekziston/ Detaji i pabesueshëm te Serbi-Shqipëri, fuqia hyjnore u shfaq te goli i Rei Manaj

Zoti jo vetëm që ekziston, por mund të vendos edhe fatin e një ndeshje futbolli shumë të rëndësishme. Për këdo që mendon ndryshe, pas këtij rasti të treguar, do të ndryshojë me patjetër mendim. Në ndeshjen e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë ishte Rei Manaj që humbi penalltinë në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.

Në të dyja rastet u akorduan vetëm një minutë shtesë dhe saktësisht në sekondën e 57, topi u prit nga portieri Petrovic. Ndërkohë po i njëjti portier, në të po të njëjtën minutë dhe po në të njëjtën sekondë thuajse, u shkatërrua në Serbi nga goli i Rei Manaj. Sulmuesi i Shqipërisë arriti të shënonte golin e fitores pikërisht në të njëjtën sekondë në Leskovac pasi e kishte humbur një penallti në Tiranë.

Dhe për ta bërë akoma edhe më të bukur këtë situatë ishte rasti i fundit i Nedim Bajramit. Mesfushori i Rangers doli tek për tek me portierin e Serbisë por gaboi totalisht në fund, duke na mohuar golin e dytë. Nëse ai gol i dytë do të ishte shënuar, vlera e golit të Manajt do të binte disi në krahasim me tani. Por ai top i Bajramit nuk shkoi në rrjetë dhe ishte pikërisht goli i Manajt që na dha fitoren e madhe, 0-1 në tokën serbe.
Pra fati mbajti në lojë vetëm golin e Manajt si për të treguar anën tjetër të asaj që ndodhi në Tiranë ku Manaj mori të gjitha kritikat për penalltinë e humbur dhe fitoren e mohuar.

Por jo vetëm kaq, Shqipëria ishte me fat në të paktën 3 momente ku goli i Serbisë ishte thuajse i sigurt për të ndodhur. Dy herë Vlahovic dhe një tjetër rast i rrezikshëm nga e djathta bën që topi të kishte disa kombinime, por që të mos hynte kurrë në rrjetë. Pra Shqipëria dhe Manaj kishin fatin për të mbërritur te ajo mbrëmje e madhe. Një fuqi hyjnore ndaloi fitoren e Shqipërisë në Air Albania pasi ishte përcaktuar që gëzimi i madh të ndodhte në tokën e Serbisë, paska edhe një Zot për ndeshjet e futbollit, ai ekziston edhe aty… /Sport Ekspres/