Kombëtarja U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 për këtë grupmoshë. Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë Kombëtaren në sfidat kundër Izraelit, Greqisë dhe Estonisë.
Skuadra do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 17 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Greqisë në “Elbasan Arena” në ora 14:00. Në të njëjtin stadium dhe orë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Takimi i dytë do të luhet kundër Estonisë më 20 tetor dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Izraelit. Sakaq, edhe ndeshjet e tjera të grupit do të luhen po në Shqipëri.
Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.
Ndeshjet e raundit të parë të UEFA Women’s Under-17
Greqi vs Shqipëri
17 tetor, 14:00, Elbasan Arena
Estoni vs Shqipëri
20 tetor, 14:00, Elbasan Arena
Shqipëri vs Izraeli
23 tetor, 14:00, Elbasan Arena