Rubin Kazani është duke humbur ndaj Baltika Kaliningradit me shifrat 0-2. Mirlind Daku pati shansin e artë për të ndryshuar rrjedhën e takimit, por nuk ia doli përballë portierit kundërshtar. Rubini fitoi të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 52-të dhe pranë topit shkoi pikërisht sulmuesi shqiptar për të gjuajtur.
Goditja e Dakut ishte mjaft e fuqishme, por as forca nuk mjaftoi për të mposhtur portierin kundërshtar. Ky i fundit arriti ta kuptonte krahun dhe ia doli ta priste me sukses topin, duke i mohuar kështu golin lojtarit të Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/