Ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se ndeshja Tirana – AF Elbasani, e planifikuar të zhvillohej të mërkurën, më 29 tetor, në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00.