Indrit Tuci po përjeton një formë të mirë në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Kajserisporit. Tuci e nisi nga stoli përballjen kundër Kasimpashasë dhe u aktivizua në minutën e 77.
Lojtarit të Kajserisporit i mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë për ta dërguar topin në rrjetë. Tuci shënoi golin që vulosi shifrat 3-2, duke i dhënë kështu fitoren Kajserisporit./Sport Ekspres/