Deklarata e fortë e Dabullës: Partizani dhe Tirana do të luftojnë për vendin e Play Out

Rezart Dabulla ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Dabulla parashikon një paraqitje të errët të kryeqytetit në këtë sezon të Superiores. Dicka e tillë ka ndodhur, por sipas Dabullës, nuk do të ndryshojë deri në fundin e kampionatit.

“Unë uroj që ta fitojë Vllaznia këtë kampionat, pas Tiranës, jam me Vllazninë. Sa i përket Tiranës dhe Partizanit, i shoh te ajo lufta për vendin e Play Out aty, jo më shumë sesa kaq. Keq më vjen, por kjo është e vërtetë. Më thoni një lojtar të konfirmuar që luan te Tirana sot, vetëm një, jo më shumë? Një lojtar i konfirmuar që ka 5 sezone në Superiore”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/