“Gazi ka 2 tituj në 19 vite, Demrozi i ka marrë në 3 vite”, Zekaj: Partizani të marri shembull nga Egnatia

Partizani dhe Tirana gjenden në një situatë të vështirë në këtë fillim të sezonit të ri. Dy nga klubet emblemë të kampionatit shqiptar po hasin problematika të mëdhë në marrjen e rezultateve, çka është reflektuar edhe me ndërrimin e tre trajnerëve në pak javë kampionat. Xhevdet Zekaj ka ftuar klubet e kryeqytetit të marrin përvojë nga Egnatia. Ai ka deklaruar në studion e emisinit “Mega Sport” në “A2 CNN” se Demrozi ka fituar 2 tituj kampion në 3 vite, prandaj ia vlen të merret për shembull.

“Atje (te Egnatia) funksionon klubi, gjithsecili kryen detyrat që ka. Të marrë shembull edhe Partizani. Gazi ka 19 vite te Partizani, 2 tituj ka. Ky (Demrozi) me 3 vjet merr 2 tituj dhe ti thua që s’do marrë shembull? Rezultati do të merret shembull.”, ka thënë Xhevdet Zeka./Sport Ekspres/